Ish-përfaqësuesi i Lartë për Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown, ka vdekur sonte në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.
Lajm për vdekjen e Ashdownit, e ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë Liberal Demokrate, të cilën e udhëhoqi nga viti 1988 deri më 1999.
Kreu i Liberal Demokratëve, Sir Vince Cable tha se Paddy Ashdown ishte një hero për të, “ai shpëtoi dhe ringjalli Liberal Demokratët, nga epërsia jonë më e ulët, na çoi në rezultatin tonë më të mirë për 70 vjet. Si një lëvizje, i detyrohemi ekzistencës sonë”.
Paddy Ashdown u bë përfaqësues i lartë për Bosnje në maj të vitit 2012.
Ashdown gjithashtu kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë më 1998 dhe 1999, ndërsa ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë.
Ai ishte në mesin e përfaqësuesve të parë të komunitetit ndërkombëtar që e kishte paralajmëruar Sllobodan Millosheviqin për krimet që po i kryente në Kosovë.
Dëshmia e tij në Tribunalin e Hagës ndaj Millosheviqit i ndihmoi prokurorisë të demonstronte se Millosheviqi ishte i vetëdijshëm për krimet që po kryheshin nën komandën e tij kundër shqiptarëve të Kosovës, që ishte një prej elementeve ligjore të nevojshme për ta bërë atë përgjegjës për veprimet e vartësve të tij.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116