Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe disa qytete të tjera si Obiliqi, Mitrovica, Gjilani, Drenasi e Peja, ka një kohë të gjatë që përballen me këtë problem, por alarmi për gjendjen e rëndë është ndezur veçmas në tre vjetët e fundit, prej kur matësit e nivelit të ndotjes së ajrit kanë marrë më shumë vëmendje.
Për këtë ka reaguar eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, profesori universitar, konsideron se problemi i ajrit do duhej të zgjidhej vite me parë, e për këtë thotë se komuna e Prishtinës nuk po shqetësohet fare.
Sipas tij zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore mbi bazën e koogjenerimit, është duke ecur me hapa shumë të ngadaltë, duke theksuar se shfrytëzimi i tij është bërë vetëm 50 për qind.
“Ndotja e ajrit në Kryeqytet rrezik për shëndetin apo të ngjashëm. Kështu edhe sot. Dhe, si edhe për shumëçka tjetër shohim një shqetësim shumë të vogël jo vetëm në udhëheqjen e Prishtinës por edhe në institucionet qendrore. Reagimi i tyre është një retorike shterpë. Për këtë është dashur të mendohet që nga pranvera e këtij dhe dy-tri viteve më pare. Shohim një aktivitet me hapa breshke për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore mbi bazë të koogjenerimit , kapaciteti i të cilit është i shfrytëzuar ndoshta vetëm 50%”, ka thënë Mustafa.
Sipas Mustafës, është e çuditshme se si nuk janë mobilizuar gjithë burimet financiare , duke përfshirë edhe donatorët që kapaciteti i koogjenrimit, i inauguruar, 3-4 vite më parë, të shfrytëzohet 100%.
” Kjo është një sjellje çuditshme ngase këtu do të kishim efekte edhe në zvogëlimin e konsumit të energjisë edhe në reduktimin e ndotjes. Prandaj është e çuditshme se si nuk janë mobilizuar gjithë burimet financiare, duke përfshi edhe donatorët që bile ky kapacitet i koogjenrimit, i inauguruar, 3-4 vite më parë, të shfrytëzohet 100 për qind! Në këtë mënyrë do të reduktohej ngrohja me dru e thëngjill që krahas automjete të vjetruara dhe KEK-ut konsiderohet si burim i madh i ndotjes. Nuk do të duhej të ishin dashtë më shumë se dy sezona pranvere e vera për ta përfunduar këtë projekt të zgjerimi të ngrohje qendrore në Prishtinë”, ka shkruar në fund ai.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...