Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me të marr mandatin u angazhua që secila lagje dhe rrugë në kryeqytet të bëhet me ndriçim publik.
Kjo edhe ndodhi, pasi shumica e rrugëve tani janë të ndriçuara, shkruan Indeksonline.
Por, tani është shfaqur një problem në një lagje të Prishtinës, më sakë në ‘Breg të Diellit’.
Banorët e rrugës C të kësaj lagje, qe një javë janë përballur me errësirë gjatë natës, kjo pasi që dritat nuk punojnë.
Ata thonë që nga e diela, ndriçimi nuk punon dhe se askush nuk është interesuar për këtë çështje.
Madje, sipas banorëve, mbrëmë si pasojë e errësirës, një person për pak sa nuk është goditur nga vetura që po qarkullonte.

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...