Nënkryetarët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani, kanë ftuar sot partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës, që ta përkrahin projekt-rezolutën dhe projekt-ligjin e PSD-Nisma-Alternativa, për dialogun me Serbinë, transmeton Koha.net.
Në konferencën e sotme për media, Visar Ymeri konstatoi se procesi i dialogut është i pranueshëm vetëm nëse rezulton me njohjen e ndërsjellë të palëve të përfshira në këtë proces, me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB dhe me përshpejtimin e proceseve integruese të shtetit tonë në NATO dhe BE.
Ai nënvizoi se në këtë proces, roli qendror i takon Kuvendit të Kosovës, që duhet ta votojë Delegacionin Shtetëror, ku detyrat, përgjegjësitë e kompetencat e tij definohen dhe saktësohen me projekt-ligjin e propozuar nga PSD, Nisma dhe Alternativa. “Delegacioni Shtetëror ka të drejtën ekskluzive të komunikimit dhe të interpretimit publik të procedimeve, përmbajtjes dhe arritjeve në procesin e dialogut. Vendimet brenda delegacionit do të jenë konsensuale, me pajtueshmërinë e të gjithë anëtarëve të tij. Delegacioni Shtetëror do të raportojë në mënyrë të rregullt rreth ecurisë së procesit të dialogut para Komisionit për mbikëqyrjen e dialogut”, shtoi Ymeri.
Duke e shpjeguar ndërlidhjen mes projekt-rezolutës dhe projekt-ligjit, nënkryetari Dukagjin Gorani tha se këto dokumente nuk kanë kuptim pa njëra-tjetrën. Kjo pasi, sipas tij, rezoluta pa ligj nuk ka fuqi detyruese, kurse ligji pa rezolutë nuk ka as kontekst dhe as shpjegim politik. Ai potencoi se këto dokumente përkufizojnë mandatin, përfaqësimin dhe mbikëqyrjen e procesit të dialogut, e nuk kanë synim ta reduktojnë ose kufizojnë rolin e asnjë institucioni kushtetues.
Qendra `Linja e Jetës`: Mos i bëni tentativat për vetëvrasje...
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet
Lufta Izrael-Iran, Putin tregon çfarë roli do ketë Rusia
Pjesa veriore e Mitrovicës nesër mbetet pa ujë, shkak punime...
Ky është kandidati i LDK-së për Vushtrrinë
Babë e bir shpëtohen në Pogradec, rrezikoheshin të mbyteshin...