Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka thënë me shaka se prej Cristiano Ronaldos nuk pritet ta humbasë asnjë penallti për bardhezinjtë, pasi sezonin e kaluar derisa në fanellën e Real Madridit i rrëzoi ata nga Liga e Kampionëve pikërisht me një penallti të vonshme.
Cristiano Ronaldo duhet patjetër t’i shënojë të gjitha penalltitë për Juventusin, në mënyrë që të falet për rrëzimin e gjigantit italian nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar, ka thënë Allegri, transmeton Gazeta Express.
Penalltia në minutën e 98-të për Real Madridin e eliminoi Juven nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve në prill.
Tani, Ronaldo është pjesë e Juventusit dhe me golin nga penalltia ndaj Fiorentinës të shtunën në Serie A, e coi në 11 totalin e golave në 18 paraqitje për “Zonjën e vjetër”.
Allegri tha se shënimi i penalltive nga Ronaldo është një mënyrë që 33-vjeçari të falet për atë që i bëri Juves në Evropë.
“Ronaldo i gjuan penalltitë. Pasi e shënoi atë penallti kundër neve në minutën e 93-të me 139 kmh, a duhet ta lë dike tjetër t’i gjuajë ato?”, tha Allegri.
“Ai duhet të bëjë diçka për t’u falur. Ai duhet t’i gjuajë penalltitë dhe të shënojë… gjithmonë”, shtoi ai.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...