Pasi e siguri një barazim me Tyson Fury me një nokaut dramatik në rundin e fundit, Deontay Wilder e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë ËBC dhe e nderoi me fjalë kundërshtarin e tij britanik.
Por, amerikani e kundërshtoi vendimin e gjyqtarëve për barazim, duke thënë se dy nokautet, në rundin e nëntë dhe 12-të, dëshmuan se ai ishte më i mirë se Fury, transmeton Gazeta Express.
“Çfarë lufte e mahnitshme, nuk kam fjalë. Jam i lumtur që meçi i përmbushi pritjet, sepse shpesh kjo nuk ndodh”, tha Wilder.
Ai foli edhe për forcën që Fury tregoi duke u çuar në këmbë dhe vazhduar luftën edhe pse u rrëzua dy herë.
“Nuk e di si u çua ai. Nuk e di pse ata nuk e nisen numërimin më herët, megjithëse nuk dua të gjejë arsyetime”, shtoi ai.
“Vërtet mendoj se e rraha. E godita me të djathtën, pastaj me të majtën dhe ia pashë sytë duke iu rrokullisur. Vetëm Zoti e di si u çua në këmbë përsëri”, shtoi amerikani.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...