Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbajtur mbledhjen e radhës në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.
Në këtë komision ishin të ftuar për intervistim Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi.
Ndonëse Presidenti nuk ishte i pranishëm dy të tjerët kishin ardhur.
Kryeministri i Kosovës ua kishte sjell një rezyme të ngjarjeve që kishin ndodhur atë ditë.
Anëtari i komisionit Sami Kurteshi e ka pyetur atë se kur ka dëgjuar për ngjarjen.
Haradinaj tha se informatë e ka marr mes orës 11-12 të 29 marsit.
I pyetur përse është shkarkuar Ministri i Punëve të Brendshme dhe Shefi i AKI-së kur nuk janë shpallur fajtor nga gjykata për ndonjë vendim që kanë marrë.
“I kam pyetur më datën 29 përse janë deportu me urgjencë, në shpejtësi, pse i është revokuar leja e qëndrimit. Dhe njeriu i parë që iu kam drejtuar ka qenë Sefaj e pastaj Gashi. I kam kërkuar te dyve që të më i formojnë për vendimin dhe duke qenë se bazuar ne vendimet ligjore që drejtori i AKI emërohet nga kryeministri dhe kanë detyre të dy që ti raportojnë kryetarit të qeverisë e këtë gjë se kanë bërë atëherë unë kam kërkuar që ti shkarkoj. Deri në momentin konkret skam pasur vërejtje për asnjërin por mosiformimi ka qenë kjo arsyeja që më ka shtyrë. Veprimi im ka qenë pjesë e përgjegjësisë sime . Nuk kemi pasur marrëveshje paraparake me Presidentin për shkarkim të shefit të AKI sado që ai i raporton edhe Presidentit. Por nëse një zyrtar i lartë nuk i raporton njërit nga këta dy atëherë vlen shkarkimi”, theksoi ai.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku