Analisti Astrit Gashi ka thënë se vendimi për aksionin në veri për të arrestuar Radojiçiqin ka qenë i ndikuar nga politika.
Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thanë se ekziston frika nëse aksionet si ai në veri ka qenë për qëllime politike.
Sipas analistit, skena e nëntokës serbe në veri funksionon në saje të bashkëpunimit më nëntokën shqiptare.
“Skena e nëntokës në veri nuk kishte mundur të ekzistojë pa nëntokën shqiptare. Nëntoka shqiptare dhe ajo serbe bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur…Ai është lider parapolitik dhe pronar i Listës Serbe”, deklaroi Gashi.
Analisti ka thënë se me veprimet e tij Radojiçiqi po jep shenja se ai dyshon se atë e kanë tradhtuar miqtë e tij.
“Ai po dyshon se dikush nga banda e tij e ka tradhtuar… Si do që të sillet puna ai do të kthehet në Kosovë dhe do të përballet me situatën”.
Gashi thotë se serbët e veriut me veprimet e tyre po mundohen të imitojnë institucionet paralele të Kosovës gjatë viteve ’90.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...