Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar draftin e agjendës për mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Shqipërisë dhe ka ndarë mjete financiare për organizimin e saj, ndërkohë paradite u ka dërguar ftesë mediave për akreditim.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët më 26 nëntor në Pejë.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj njoftoi për përgatitjet e bëra deri tani në identifikimin e temave dhe të marrëveshjeve të mundshme që do të mund të nënshkruheshin gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive.
Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut. Mbledhja e dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës në Pejë, ishte paralajmëruar nga dy kryeministrat, Edi Rama e Ramush Haradinaj, më 27 gusht, në konferencën për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Durrës.
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë më 26 nëntor 2018 do të jetë e pesta, pas të parës historike në Prizren, më 11 janar 2014.
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...