Mesa duket këngëtari i njohur amerikan Jon Bon Jovi nuk është fans i “Keeping up with the Kardashians” dhe as i “Shtëpiakeve të dëshpëruara”.
Në një intervistë për The Sunday Projekt, 56- vjeçari ka treguar se asnjëherë nuk do të shpenzonte as 1 minutë nga koha e tij për të parë serialet në fjalë
“Mendoj se është e tmerrshme që jetojmë në një botë të tillë. Unë nuk i njoh emrat e tyre. Nuk kam parë as një minutë të asaj shfaqjeje sepse nuk është për mua,” ka thënë Bon Jovi.Më pas ai ka vazhduar komentin e tij duke shpërthyer kundër Kim.
“Cila do të jetë autobiografia jote? Bëra një video porno dhe gjeje çfarë, u bëra e famshme? Shko lexo një libër, pikturo një pikturë, aktro, studio, këndo, luaj shkruaj.”
Sigurisht kjo nuk është hera e parë që Kim përballet me deklarata të tilla nga njerëz të famshëm, që e gjykojnë për mënyrën si u bë e famshme.
Në vitin 2012, 38- vjeçarja iu përgjigj këtyre deklaratave duke thënë se as për të videoja e seksit nuk ishte mënyra e duhur për t’u prezantuar si njeri i famshëm, ndaj i është dashur të punojë 10 herë më fort për t’i dhënë fund këtyre gjykimeve.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...