Sot ekipi i volejbollit M-Technologie Prishtina Volley ka vizituar sponsorin kryesor të saj, M-Technologie që gjendet në Lebanë.
Lojtaret e këtij ekipi janë informuar për së afërmi më shumë në lidhje me fabrikën e prodhimit ,projektimit dhe montimit te dyerve dritareve dhe fasadave nga alumini dhe PVC-ja si dhe me teknologjinë e përpunimit të Xhamit, raporton portali arbresh.info.
Trajneri i klubit Naser Krasniqi foli për arritjet dhe angazhimet e vajzave në sportin e volejbollit, për grup moshat e rritura dhe junior.

Ekipi i grup moshave të rritura tani për tani e kanë vendin e dytë në ligë, kurse ekipi i juniorëve kanë për një kohë të gjatë vendin e parë në ligë.
Angazhimi i vajzave në trajnime, ku trajnohen nga dy trajnerë intensivisht, pesë herë në javë nga dy orë, është maksimal.
Njohja mes ekipit dhe sponzoruesit z. Rrustem Pacolli, ndodhi në kompaninë M-Technologie, pjesë e Mabetex-it, ku vajzat patën edhe mundësinë të eksploronin kompaninë sponzoruese.

Menaxheri gjeneral, Argjent Këpuska në pika të shkurtra tregoi për arritjet dhe punën e kompanisë M-Technologie, duke i inkurajuar vajzat për lojërat e ardhshme.
Gjithashtu Z. Pacolli, falënderoi vajzat për vizite duke u njoftuar me secilën prej tyre, njashtu tregoi se kishte qene edhe vetë ai pjesë e ekipit të volejbollit një kohë, si dhe falënderoi vajzat për vullnetin e tyre në punën në drejtim të sportit.

Gjithashtu edhe kapitenia e klubit falënderoi sponzoruesin Z.Pacolli, duke premtuar se herën tjetër do të takoheshin me kupa të fitores në dorë.
Njashtu i dhuruan z.Pacollit një fanellë me emrin e tij te shkruar, duke e ftuar të merrte pjese në ndeshjet e ardhshme.

Klubi po ashtu do të marrë pjesë në gara të ndryshme duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare./Arbresh.info/

“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...