Jon James McMurray po stërvitej për muaj të tërë për të bërë akrobacitë që donte të vendoste në videon e tij të re muzikore dhe kishte publikuar edhe prova në profilin e tij në Instagram.
Por të shtunën e 20 tetorit fluturimi i tij përfundoi tragjikisht.
Reperi 34 vjeçar ishte në një avion të vogël Cessna në qytetin kanadez të Vernos, kur mjeti filloi të binte në një spirale zbritëse, të cilin piloti nuk po arrinte ta kontrollonte.
Artisti ishte në krahët e avionit gati për tu hedhur, por mjeti në zbritje vonoi hedhjen e tij shkruan “The Guardian”.
Jon kishte parashutë por nuk arriti ta hapte në kohë dhe u përplas përtokë duke gjetur vdekjen.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...