Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, konsideron që projektligji aktual për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, ka formulime por aspak të ndërlidhura me atë se po krijohet një ushtri.
Baraliu në Zona B theksoi se Parlamenti i Kosovës do duhej të merrej me formulimin e këtij ligji gjithëpërfshirës, njofton Klan Kosova.
”Jemi edhe të gëzimit edhe të krenarisë. Neni 5 i projektligjit të ri thotë se është ushtria e Kosovës është ”Forcë e përqendruar në mbrojtje të vendit”. Forcë e cila i nënshtrohet kontrolleve civile demokratike”.
”Në këtë projektligj ka formulime të marra nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës të pa transformuar po ashtu që nuk i përgjigjen transformimit të Forcës”.
”Në këtë projektligj shkruan se është forcë vullnetare – e në ligjin e mëparshëm ishte Forcë krejtësisht Vullnetare. Parlamenti do duhej të merrej me formulimin e këtij ligji gjithëpërfshirës”.
”Nuk po shoh që në ligje theksohet se ka armë të rënda, mbrojtje kundërajrore, që ka aeroplanë”.
”Rishikimi i këtyre kufizimeve duhet të bëhet jo më herët se 5 vite. Forca e Sigurisë atëherë është shpallur si forcë me kapacitete”.
”Pse s’thuhet në definicione se mbron qytetarët e Kosovës. Ky ligj kushdo që merret me të, duhet të kuptohet se ka mangësi shumë. Ky ligj duhet të përmirësohet. Ka raste kur s’ka zgjidhje tjetër dhe në këtë mënyrë varianti B shkon më tutje”.
”Sa më parë të bëhen ndryshimet Kushtetuese. Duhet të jetë forcë obliguese e jo vullnetare”.
”Nuk mund të jesh produkt i një shteti nëse je vullnetar. Kjo nuk e rrezikon askënd. Problemi është se sa ne jemi me këtë transformim, problemi është që duhet të bëhet kuadër e parantezave të mundshme”./klan kosova/
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...