I ka drejtuar pistoletën me ajër të kompresuar në kokë mësueses së tij dhe e ka urdhëruar me ulërima: “Shkruaj që jam këtu”.
Ndërsa një shok i tij është ngritur në këmbë për të bërë një gjest para ‘smartphone”-t, që po filmonte skenën. Këto imazhe tronditëse vijnë nga Franca: episodi i bulizmit ka ndodhur në shkollën Edouard-Branly të Créteil.
Studenti dhe personi tjetër që duket në video janë arrestuar nga policia. Në video duket që djali, ka thënë në fillim, “Shkruaj që mungoj”, për ta korrigjuar më pas me “që jam këtu”, duke kërcënuar mësuesen të ndryshojë notën në regjistrin elektronik.
Profesoresha, e cila duket e trembur, fikson për disa momente skermën e kompjuterit para se të shohë në fytyrë të riun. Materiali filmik, është publikuar në internet të enjten në 18 tetor.
https://www.youtube.com/watch?v=fWDIY4HewoI
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...