Me rënien e temperaturave, ka nisur të bie edhe cilësia e ajrit në Prishtinë. Të dhënat e Ambasadës amerikane që bënë bujë të madhe dimrit e kaluar, tregojnë se të shtunën, cilësia e ajrit ishte mesatarisht e mirë.
Masa të shumta ishin marrë në fillim të vitit për ajër më të mirë, por ato duket se nuk po zbatohen, raporton KTV.
Thëngjilli vazhdon të jetë ndër zgjidhjet më të shpeshta të banorëve për ngrohje. Çmimi më i ulët dhe djegia më e ngadalshme, kanë bërë që të qëndrojë ende në një treg tashmë ilegal.
Tregtarët kanë refuzuar të prononcohen para kamerës, ndërsa kanë thënë se arsyeja pse thëngjilli vazhdon të blihet, është çmimi gati përgjysmë më i lirë në krahasim me drutë.
Çmimi i druve për zjarr varion nga 45 deri në 50 euro për metër.
Xhemajl Akllapi, banor i Prishtinës, thotë së sigurimi i ngrohjes për dimër është problem për të.
Ai thotë se nuk ngrohet vetëm me thëngjill, por atë e përdor bashkë me dru.
Bedri Halimi, kryeinspektor në MMPH, thotë se shitja e thëngjillit është e ndaluar dhe se inspektorët komunalë të Prishtinës dhe të komunave tjera, janë ata që duhet të bëjnë që ky vendim të respektohet.
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...