Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UCK-së ka reaguar ndaj raportimeve se po rritet në vazhdimësi numri i veteranëve të cilët po përfitojnë pensione nga shteti.
Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit dhe drejtor i kësaj zyre ka thënë se numri i veteranëve nuk mund të rritet, pasi që Komisioni qeveritar për verifikim nuk ka mandat.
Ai ka thënë se mund të rritet numri i aplikanteve për pension por jo numri i veteranëve.
“Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, përgënjeshtron lajmin se gjoja është rritur numri i veteranëve. Numri i veteranëve nuk mund të rritet, pasi që Komisioni qeveritar për verifikim nuk ka mandat. Gjithsesi, duhet të dihet se jo të gjithë veteranët marrin pensione. Si rrjedhojë, mund të rritet numri i aplikanteve për pension, në rast se p.sh. veterani ka humbur vendin e punës. Muajt e fundit mund të ketë pasur rritje të aplikantëve për pension, pasi që ka shumë invalidë që nuk kanë fituar të drejtën për pension Invalidor (shkalla e invaliditetit nën 20%), dhe që kanë aplikuar pastaj për pension veterani”, ka shkruar ai në facebook.
“Çdo tendencë për shtrembërimin e këtyre fakteve është vetëm manipulim me opinionin e sidomos me ata që nuk i kuptojnë procedurat dhe ligjet në fuqi. Para publikimit të lajmeve të tilla, është dashur të konsultohen me ne, që të marrin sqarimet, por si duket dikujt i intereson të vazhdojë me njollosjen e çdo gjëje që lidhet me Luftën Çlirimtare”, ka përfunduar postimin këshilltari i Haradinajt.
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...