Ivan Rakitic i ka dërguar një paralajmërim rivalëve të Barcelonës në Ligë të Kampionëve që ata “nuk ishin në 100 për qindëshin e tyre” pas fitores 4 me 0 ndaj PSV-së.
“Nuk është lehtë, kjo është Liga e Kampionëve dhe gjithashtu ndeshja jonë e parë kundër një skuadre që ka startuar mirë në kampionatin e tyre, por ishte një ndeshje që funksionoi mirë për ne”, ka thënë mesfushori pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

“Ne bëmë shumë gjëra që mund të shijoheshin, por ne kemi gjëra për tu përmirësuar dhe duhet të vazhdojmë të punojmë”
“Ju mund të përmirësoheni gjithmonë, por ne sapo kemi filluar. Ne kemi folur para ndeshjes dhe jemi përgatitur për këtë, por ne nuk ishim ende në 100 për qindëshin ton prandaj ne do të vazhdojmë të punojmë”
“Messi ka një këmbë të majtë impresive, shpresoj që të qëndroj në atë mënyrë dhe q ai të shënoj sa më shumë nga gjuajtjet e lira”
Messi me hat-trick dhe Ousmane Dembele me një gol të bukur i siguruan tri pikë Barcelonës./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...