Diplomacia serbe të martën do të jetë e stërngarkuar me bisedimet në Vjenë dhe Bruksel mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Përgjigja se a do të themelohet ASK-ja ose jo, do të merret vesh pas 25 gusht, pas përfundimit të takimit të delegacionit serb dhe atij kosovar në Bruksel, shkruan B92.
“ASK-ja nuk është kundër askujt dhe se ky proces është i pakthyeshëm”, ka thënë më herët Marko Gjuriq gjatë ditës, transmeton Indeksonline.
Në të njëjtën kohë, më shumë se 30 përfaqësues nga Ballkani perëndimor, BE-ja, Gjermania dhe Austria do të takohen më 27 gusht në Konferencën e Vjenës.
B92 shkruan se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të merr pjesë në këtë konferencë si përfaqësues i rajonit, duke e rihapur garën jozyrtare midis Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiqit për të parin e regjionit.
“Në atë takim nuk do të ketë gjëra të pakëndshme, edhe pse ne nuk jemi budallenj të papjekur, dhe kjo do të thotë se edhe kur aty janë të tjerët, para tyre nuk do të sillemi ashtu”, ka thënë Ministri për Punë të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiq.
Daçiq ka shtuar se Serbia ka politika të pozitive për të inkurajuar bashkëpunimin regjional, dhe është shprehur optimist se edhe të tjerët do të veprojnë njësoj.
Pritjet mbi takimet e kësaj jave duket të jenë negative, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por analisti serb Aleskandar Joksimoviq ka thënë se “pa asnjë dyshim do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje, por si gjithmonë të gjitha palët do të tentojnë të veprojnë në nj mënyrë që u përshtatet atyre.”
“Mendoj se progresi që është bërë në negociatat midis Prishtinës dhe Serbisë në Bruksel ndikon në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy palëve dhe rrit gjasat për integrim në BE”, ka thënë Jokismoviq.
Ai ka thënë se Serbia do të jetë në fokus të Konferencës së Vjenës për shkak të emigrantëve që po hyjnë në këtë vend muajve të fundit.
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...
Araujo rikthehet në stërvitje tek Barça, gati për Superkupën...