Jose Pekerman nuk është më trajneri i Kolumbisë. Tekniku 59-vjeçar vendosi të largohet në mënyrë të befasishme nga drejtimi i ‘Los Cafeteros’, pas paraqitjes shumë të mirë që Kolmubia bëri në Botërorin e Rusisë.
Është vetë Federata Kolumbiane e Futbollit që e konfirmoi lajmin nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e saj të internetit.
Drejtuesve që institucionit më të lartë të futbollit kolumbian tashmë do t’i duhet që të nisin kërkimet për pasuesin e tij dhe kandidatët për momentin duket se janë Gerardo Martino dhe Jorge Sampaolit. Për sa i përket Pekerman, duket se pas vendimit të tij për t’u larguar nga pankina e Kolumbisë qëndron përfaqësuesja e Argjentinës të cilën ai e ka drejtuar edhe më parë në periudhën 2004-2006.
Mendohet se Pekerman do të ulet në stolin e Argjentinës në muajin nëntor, kur përfundon edhe periudha e administrimit të përkohshëm të kësaj skuadre nga ana e Lionel Scalonit!
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit