“Bosnja dhe Hercegovina është një vend që ka shansin të mbijetojë për disa arsye. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve nuk kanë ku të shkojnë, dhe ata serbë të cilët janë kundër vendit të përbashkët e dinë se çfarë ishte fati i serbëve nga Knini ose Kosova. Ku janë ata tani? Nuk janë”, tha Ganiq në një intervistë për “Globus” të Kroacisë.
Ganiq, i cili ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit boshnjak Alia Izetbegoviq gjatë luftës, duke komentuar idetë e Millorad Dodik mbi pavarësinë e Republikës së serbe, “kërcënoi” Serbinë se nëse vjen deri te kjo, do të vazhdojë copëzimi i saj.
“Njerëzit nga Sanxhaku vazhdimisht shikojnë se çfarë bën Dodik, për shkak se ai është një entitet për shumë vite. Si entitet janë edhe disa komuna shqiptare në Serbi, dhe hungarezët grupohen me mençuri në Vojvodinë. Të gjithë janë në pritje, për të parë se çfarë do të ndodhë, dhe ky është një sinjal për Serbinë që të mos insistojë shumë në ndarjen e Bosnjës”, tha ai.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...