Rodrigo Alves, i referuar edhe si Njeriu ‘Kukull Ken’, është një mashkull brazilian, i cili u zhvendos në Londër në moshën 19 vjeç, e që ka bërë të ditur se ka kaluar dhjetëra operacione plastike në një përpjekje për të përsosur pamjen e tij, “për shkak të një problemi gjenetik”.
Që nga janari i vitit 2018, Alves ka shpenzuar më shumë se 500 mijë funte, duke kaluar 103 procedura kozmetike, duke përfshirë injeksione, prej të cilave edhe operacionet plastike.
Në fillim të vitit 2018, Alvesit i janë hequr katër brinjë që të mund të vishte rroba më të përshtatshme.
“Rrobat e mia gjithmonë duhet të modifikoheshin, duhej t’i blija të mëdha, e pastaj t’i ngushtoja. Unë kam hequr katër brinjë vetëm për arsyen se doja që rrobat të më bënin punë pa i modifikuar”, tha Alves.
Ai ka treguar se nuk do t’i nënshtrohet më operacioneve plastike, duke përmendur rrezikun që operacionet e tilla do të paraqesin për shëndetin e tij, edhe pse edhe më parë kishte thënë të njëjtën gjë, por prapë kishte bërë ndërhyrje të tilla.
Më 16 gusht 2018, Alves hyri në shfaqjen televizive në Mbretërinë e Bashkuar, Celebrity Big Brother. Pas përdorimit të fjalës ofenduese raciale ‘nigger’ në një bisedë mbi llojin e partnerit seksual që preferonte, Alvesit iu dha një “paralajmërim përfundimtar” nga prodhuesit, që nëse ai përsërit edhe njëherë këtë fjalë, do të dëbohej nga shtëpia. Më shumë se 1,000 ankesa u mblodhën tek informatori OfCom në lidhje me çështjen.
Pas një incidenti të mëtejshëm, Alves u dëbua nga shfaqja në orët e hershme të mëngjesit në ditën e dhjetë të ‘Reality Show’./arbresh.info/





Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...