Këngëtari Justin Timberlake ka shkruar librin e tij të parë ‘Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me’.
Këngëtari i “Man of the Woods” bëri të ditur përmes Twitter se libri i tij tashmë është gati për botim.
“Kam disa lajme! Kam qenë duke punuar në këtë për një kohë dhe tani jam i lumtur që më në fund ju jap një vështrim në librin tim të parë”, tha Justin.
Libri është një punë e përmbledhjes së anekdotave, reflektimeve dhe vëzhgimeve në karrierën e këngëtarit.
Ai gjithashtu përfshin “qindra imazhe të sinqerta nga arkivat e tij personale që variojnë nga vitet e tij të hershme deri në ditët e sotme, në vende të botës, si dhe jashtë skenës.
Ndryshe, libri i Justin Timberlake do të dalë në shitje më 30 tetor të këtij viti.
https://www.instagram.com/p/BmTUH_glPQ4/?taken-by=justintimberlake
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...