Anëtari i presidencës boshnjake Bakir Izetbegoviq, tha se nuk ka argumente sipas të cilave çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës mund të lidhet me statusin e Republika Serbe.
“Nuk ekzistojnë argumente juridike, as historike, as morale me të cilat zgjidhja e marrëdhënieve Serbi-Kosovë mund të ndërlidhet me Bosnjën dhe njësinë e saj Republika Serbe. Statusi i Bosnjë Hercegovinës dhe njësive të saj është zgjidhur nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit,” tha ai për portalin boshnjak Faktor.
Teza sipas së cilës ‘humbjen’ e Kosovës serbët duhet ta kompensojnë me lidhjen e Serbisë me Republikën Serbe, sipas Izetbegoviq, është e pranishme që një kohë të gjatë, por tani është intensifikuar si rezultat i bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Dhe kjo histori ka dy dimensione, dy caqe. Njëri është afatshkurtër – për të trembë bashkësia ndërkombëtare për një destabilizim të ri të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ballkanit, dhe në këtë mënyrë të marrë një zgjidhje më të favorshme për Serbinë në çështjen e Kosovës”, ka thënë Izetbegoviq.
E dyta, sipas tij, është afatgjate – të përforcojë tezën se serbët pas humbjes së Krajinës dhe Kosovës, diçka duhet të marrë si kompensim, dhe presin për rrethana të favorshme historike që kjo të realizohet – dobësimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, duke u kthyer Serbinë në Rusi.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...