Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni.
Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Së pari, gjenerali Scaparrotti do të pritet zyrtarisht në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të ketë takim me delegacioni e MB-së dhe Armatës, të udhëhequr nga ministrja Radmilla Shekerinska.
Pas takimit, gjenerali Curtis Scaparrotti do ta vizitojë kazermën “Ilinden” ku do të ekspozohet një stërvitje.
Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë në paraqitjen para Senatit në mars, shprehu shqetësimin e tij rreth trazirave potenciale në Ballkan.
“Rajoni për të cilin jam i shqetësuar sot është në fakt Ballkani. Rusia punon në Ballkan, ndërsa ne në një mënyrë nuk kujdesemi më për rajonin”, ka thënë gjenerali.
Curtis Scaparrotti në fillim të muajit ka qenë për vizitë edhe në Turqi./Telegrafi/
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C