Interesant, njëkohësisht edhe shumë efikas, është përdorimi i dronëve për shpëtimin e jetës së njerëzve kur ata gjenden në rrezik.
Kjo shihet në një video se si përmes dronit mundësohet shpëtimi i dy personave nga valët e mëdha, njofton BoingBoing, transmeton KlanKosova.
Kjo formë testimi duket se nuk do të mbetet vetëm në Australi, pasi në nëntor të këtij viti edhe Italia do të prezantojë projektet e para në Sea Drone Tech Summit.
Këto projekte do të ofrohen në tre “seanca” , ku do të testohen edhe modelet që do të mund të ndihmojnë edhe nën ujë.
Besohet se versioni më i madh i dronëve shpëtimtarë do të jetë i pajisur me një gomë që do të fryhet, e cila do të përdoret në raste të mbytjes së mjeteve lundruese.
Ky Samit do të organizohet në Gallipoli dhe do të jetë dyditor.
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit