Enca Haxhia mezi pret që të performojë në Tiranë më 27 korrik, si paragrup i këngëtarit të famshëm, Daddy Yankee.
“Kam kaq shumë kohë që pres dhe planifikoj momentin e duhur për një koncert gjigant në Tiranë/Sheshin Skënderbej dhe momenti erdhi.
“Më 27 korrik, Daddy Yankee dhe Enca. Jam më shumë se krenare që do të jem hapëse e koncertit të mbretit botëror të ‘reggaetonit’, Daddy Yankee.
https://www.instagram.com/p/Blc2P1ZBDYN/?taken-by=enca
“Mezi pres… Mos e humbisni”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.
Ramon Luis Ayala Rodriguez, i njohur me emrin artistik, Daddy Yankee, është kantautor, reper, aktor dhe producent nga Puerto Rico.
Ai është njeriu që e shpiku fjalën ‘reggaeton’ në vitin 1994 për ta përshkruar zhanrin e ri muzikor që vinte nga Puerto Rico.
Daddy Yankee njihet si ‘Mbreti i Reggaetonit’ nga kritikët e muzikës dhe fansat e shumtë të këtij zhanri muzikor.
Këngëtari njihet për hite të shumta, si “Gasolina”, e sidomos megahiti me Luis Fonsin, “Despacito”. /Arbresh.info
https://youtu.be/5tIIo4VH4Ow
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...