Në zbatim të pikave të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës të datës 6 korrik e aplikueshme për periudhën 15 korrik deri me 15 shtator Dogana e Kosovës me anë të një komunikate për media udhëzon të gjithë stafin operativ që operon në kuadër të pike kalimeve që me rastin kryerjes së detyrave të punës, ushtrimin e mandatit tyre të përcaktuar me ligj ta bëjnë në frymën e Rezolutës së Kuvendit të së Kosovës.
Në lidhje me këtë secili zyrtar doganor duhet të përkujdeset që :
I gjithë procesi i punës te zhvillohet shpejt duke treguar azhuritet në kryerjen e procedurave te rregullta kufitare
Te gjithë personat qe qarkullojnë përmes PKK, në veçanti bashkatdhetarët tanë të trajtohen në mënyrë profesionale.
Udhëheqësit e PKK duhet te përkujdesen qe përmes menaxhimit me efiçiencë të rrezikut të reduktojnë në maksimum procedurat e përditshme të kontrollit ;
Rastet kur bashkatdhetarët bartin me vete mallra, te vlerësohen shpejt dhe ne mënyrë te drejtë. Në rastet e veçanta dhe sipas diskrecionit ligjor të merret vendim lidhur me trajtimin e tyre pa shkaktuar situata të cilat pengojnë qarkullimin dhe lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëve.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116