Julia Roberts është një ndër aktoret më të famshme në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo deri më tani shumë pak i ka shfrytëzuar rrjetet sociale dhe se për këtë ishte kritikuar prej ekspertëve të artit.
Por, duket se bukuroshja hollivudiane ka ndryshuar mendim dhe ka hapur llogari zyrtare edhe në Instagram.
Madje, artistja ka publikuar edhe fotografinë e parë në këtë rrjet social që ka marrë mijëra pëlqime brenda 24 orëve.
https://www.instagram.com/p/BkgBzkvB4QS/?taken-by=juliaroberts
Ylli i filmit “Pretty Woman” shihet në imazh e veshur në një fanellë të zezë me etiketë “dashurie” si dhe xhinse të shkurtra.
Theksojmë se fotografinë e parë në ndonjë rrjet social e ka shoqëruar me vetëm një fjali, “Përshëndetje”.
Kujtojmë se njëherë fituesja e çmimit Oscar dhe njëkohësisht 50-vjeçarja nuk ka llogari zyrtare në Twitter ose Facebook.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...