Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së dje ka vërtetuar se policët nga Njësiti policor i Haraçinës nuk kanë shkruar asnjë gjobë që nga nëntori i vitit 2015.
Të premten e kaluar në Haraçinë janë dërguar shërbime të MPB-së, që kanë konstatuar se nuk ka regjistra, ndërsa dje në terre ka dalë edhe kontrolli i brendshëm i kësaj ministria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në NJP Haraçinë ende nuk ka regjistra, nuk ka pasur edhe më herët. Këtë e them me përgegjësi të plotë, në interes të shërbimit dhe tërë publikut”, thotë Dejan Sazdov, kryetar i Sindikatës së pavarur për polici të komunikacionit – Shkup.
Nga ana tjetër MPB sqaron se gjatë muajve të kaluar në rrugën drejt Haraçinës janë shqiptuar 54 gjoba, por nuk sqaruan nëse këto masa janë ndërmarrë nga policë të NJP Haraçinë ose kolegë nga njësi tjera rajonale./Telegrafi/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim