Shoferët e rinj dhe ata fillestar janë kategoria më e dëmtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion, por edhe ata që gabojnë më shumë, thonë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK) duke shpjeguar se bëhet fjalë për gabime të paqëllimshme dhe të pamenduara.
“Çdo person i ri (kandidat për shofer) kur për herë të parë ulet në makinë, është i kujdesshëm dhe i gatshëm të dëgjojë këshillat e instruktorit. Por pasi pajiset me leje për vozitje dhe pak përvojë, punët ndryshojnë menjëherë. Atëherë bëhen gabimet më të mëdha në komunikacion, ndërsa epilogu shumë shpesh është edhe fatal”, thonë nga KRSK, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se një nga gabimet më të mëdha që bëjnë shoferët e rinj është vozitja e shpejtë, edhe atë në orët e natës ose orët e hershme të mëngjesit.
KRSK apelon tek çdo shofer i ri që të mendojë para se të jetë vonë, pasi aksidentet në komunikacion nuk të japin mundësi të dytë./Telegrafi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...