Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë njëherësh, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, Lulzim Zeneli sot i është bashkuar PDK-së së Kadri Veselit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetëm Veseli përmes një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.
“E mirëprita në ekipin e Fillimit të Ri Prof. Dr. Lulzim Zenelin, bashkëpunëtorin e afërt të ish presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova, njëherësh ish nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Fillimi i Ri është një platformë qeverisëse për bashkimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie partiake. Ftoj të gjithë intelektualët t’i bashkohen koalicionit të madh, koalicionit të fitores”, ka shkruar Veseli./Arbresh.info.
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...