Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me sqarim lidhur me fletëvotimet në Mitrovicë, ku u raportua se ka mospërputhje të numrit serik me atë të vendvotimit dhe u ndërpre numërimi.
Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ka thënë se ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile dhe se ditët në vijim do të dal me raport sqarues.
KQZ ka siguruar se ky gabim nuk ndikon në integritetin e votimit apo numërimit të votave dhe se e njejta situatë ka ndodhur edhe në Gjakovë.
LEXO EDHE:
Raportohet se është ndal rinumërimi në Mitrovicë, Policia dhe Prokuroria brenda qendrës së numërimit
“Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron publikun, votuesit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor se ky gabim teknik nuk ndikon në asnjë mënyrë në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit të votave, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që garantojnë se ato nuk mund të falsifikohen apo kopjohen”, ka thënë Elezi.
LEXO EDHE:
Raportohet se është ndal rinumërimi në Mitrovicë, Policia dhe Prokuroria brenda qendrës së numërimit
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...