Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha ka publikuar disa dëshmi që e vërtetojnë se maturanti në veri nuk është kishte plagë në qafë, siç pretendohej.
Në një konferencë për media, Hoxha theksoi se i njëjti dhe maturantët e tjerë kishin vendosur shenja të kuqe në pjesë të ndryshme të trupit dhe nuk ka të bëjë me ndonjë sulm nga zyrtarët policor, shkruan Arbresh.info
“Ekspertët e forenzikës kanë bërë analizat e video incizimeve dhe fotove që janë marr nga defilimi i maturantëve në veri. Nga kjo shihet se ngjyra në qafën e maturantit ishte vendosur para veprimit të zyrtarëve policor që e dëshmon se nuk është gjak po ngjyrë. Bazuar edhe në deklaratën e tij në polici, përveç tij edhe maturant të tjerë kanë pas të vendosura në duar, krahë apo në qafë simbole të vendosura paraprakisht”, ka thënë Hoxha.
Ndër të tjera, Hoxha shtoi se maturanti është intervistuar nga policia në prezencën e babit të tij në cilësinë e viktimës ndërsa shfaqi edhe fotografit pas ngjarjes ku shihet se nuk ka asnjë shenjë lëndimi apo gjakderdhje./Arbresh.info
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës