Ministria e Drejtësië ka shënuar sot me një pritje solemne dhjetë vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me këtë rast, ka theksuar se kjo pritje është moment reflektimi, dhjetë vjet pas miratimit të Kushtetutës.
“Natyrisht, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka përcaktuar në mes tjerash, të ardhmen demokratike dhe prosperuese të shoqërisë tonë, të ardhme që ne si bartës të funksioneve publike, politike e institucionale, e kemi për obligim ta vendosim në rrugë të drejtë dhe të sigurt” ka theksuar Tahiri.
Ministri Tahiri gjithashtu ka potencuar se është Kushtetuta ajo që në formën dhe përmbajtjen e saj, ka materializuar shtetin sovran të Kosovës, duke vendosur bazën për paqen e qëndrueshme në mes të komuniteteve.
“Si e tillë, ajo nuk përfaqëson vetëm formalisht aktin juridik që përcakton rendin politik, ekonomik e social, por edhe vetë identitetin e popullit tonë, që nga
trajektorja historike e luftës për pavarësi, deri te e ardhmja e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj dhe tek e ardhmja e Republikës së Kosovës, si shtet
paqedashës, i integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe i përcaktuar për zhvillim demokratik e ligjor që garanton të drejtën dhe barazinë për të gjithë qytetarët e saj” ka thënë ministri Tahiri.
Fjalë rasti në këtë ceremoni ka mbajtur edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Gjykatës Kushtetueze, znj. Arta Rama-Hajrizi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Në këtë pritje, presidenti Thaçi ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale” hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës: Prof.Dr. Arsim Bajrami; Prof.Dr. Gjyljeta Mushkolaj; Prof.Dr. Hajredin Kuçi; z. Ilaz Ramajli; Prof.Dr. Kadri Kryeziu, Prof.Dr. Errem Kryeziu, z. Mahir Yagcilar, z. Ylber Hysa dhe znj.Nekibe Kelmendin (post mortem).
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...