Disa qytetarë janë mbledhur sot para Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë për të protestuar lidhur me çështjen e Zvërnecit, duke shprehur pakënaqësi dhe kërkesa të ndryshme rreth zhvillimeve të fundit që lidhen me këtë zonë.
Protestuesit janë parë duke qëndruar para objektit të ambasadës, ku kanë shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.
Me pankarta në duar ku shkruheshin “Stop betonizimit”, “Rezistenca juaj na frymëzon” dhe “Tokat shqiptare u përkasin shqiptarëve”, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin ndaj, sipas tyre, privatizimit të hapësirave publike dhe zonave me rëndësi të veçantë natyrore.
Organizatorët thanë se protesta synon të mbështesë lëvizjet qytetare në Shqipëri, të cilat prej muajsh po kundërshtojnë projektet turistike të planifikuara në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, pranë lagunës së Vjosë-Nartës./Arbresh.info
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën