Ka nisur protesta e organizuar nga Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë para Ambasadës së Maqedonia e Veriut në Prishtinë, në mbrojtje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në këtë shtet.
Protesta ka filluar në orën 14:00 dhe po zhvillohet në mënyrë paqësore, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë kufizimet që, sipas organizatorëve, cenojnë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset zyrtare arsimore, shkruan Arbresh.info.
Organizatorët kanë theksuar se qëllimi i tubimit është ngritja e zërit për respektimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin arsimor.
Protesta pritet të vazhdojë për disa orë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që ajo të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për tubimet publike./Arbresh.info
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...