Mansory ka një model vërtet unik.
Për ata për të cilët Mercedes-AMG G63 nuk është mjaft i mrekullueshëm, tani ekziston një version i artë.

Ky krijim i çmendur nuk ka një çmim të deklaruar, por duke pasur parasysh masën e modifikimeve, duket qartë se është me shumë zero.
Dominojnë tonalitetet kafe dhe krem.

Në stilin Mansory, modifikimet nuk e anashkaluan motorin, kështu që motori 4.0 litërsh V8 biturbo zhvillon tani 1100 kuaj fuqi, i cili lejon përshpejtimin në 100 km/h në vetëm 3.5 sekonda.
Megjithatë, shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.
Siç mund ta merrni me mend, automjeti aktualisht ndodhet në një showroom luksoz në Dubai, ku pret pronarin e ri. /Telegrafi/

Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...