Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka kërkuar nga Sigal Prishtina dhe Peja të mbajnë Kuvendet Zgjedhore, jo më vonë se 26 qershori i këtij viti.
“Obligohet KB Sigal Prishtina dhe KB Peja që të organizojnë kuvendet e tyre të rregullta zgjedhore jo më vonë se data 26 qershor 2026, në përputhje me Statutin dhe aktet normative në fuqi që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e klubeve në FBK. Obligohen të gjitha klubet anëtare të FBK-së që të organizojnë kuvendet e punës në përputhje me kriteret për licencim për edicionin 2026/2027, jo më vonë se data 26 qershor 2026”, shkruhet në dy pikat e vendimeve të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Sigal Prishtina udhëhiqet me ushtrues detyre të kryetarit, pozitë të cilin e mban Rinor Grajçevci. Përmes autorizimit të Bekë Berishës, i cili u zgjodh kryetar i klubit, Grajqevci u emërua nënkryetar i klubit, ndërsa do të ushtrojë të gjitha funksionet e kryetarit gjatë mungesës së Berishës. Autorizimi i Berishës ka fuqi të plotë juridike dhe do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të klubit.
Grajqevci ishte udhëheqës i tifo-grupit “Plisat”.
Ndërkohë, ndryshime në fillim të këtij viti ishin kërkuar edhe te Peja.
Tifozët kishin kërkuar largimin e Fatmir Gashit dhe disa zyrtarëve të klubit pejan pas rezultateve negative.
Tifozët kishin akuzuar se kryesia e klubit është pa mandat ligjor. Kuvendi Zgjedhor në klubin e Pejës është dashur të mbahet në janar. Por ishte thënë se kuvendi zgjedhor do të mbahet pas përfundimit të edicionit aktual.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...