Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, po jep dorëheqjen, ndërsa kompania njoftoi të hënën se John Ternus do të marrë vendin e tij si kreu i gjigantit të teknologjisë.
Cook do të bëhet kryetar ekzekutiv i bordit të drejtorëve të Apple, tha kompania. Ternus do të bëhet zyrtarisht CEO më 1 shtator, raporton abcnews, transmeton IndeksOnline.
“ Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të jem CEO i Apple dhe të më besohet drejtimi i një kompanie kaq të jashtëzakonshme”, tha Cook në një deklaratë të hënën.
“John Ternus ka mendjen e një inxhinieri, shpirtin e një novatori dhe zemrën për të udhëhequr me integritet dhe nder. Ai është një vizionar, kontributet e të cilit për Apple gjatë 25 viteve janë tashmë shumë të shumta për t’u numëruar dhe pa dyshim ai është personi i duhur për të udhëhequr Apple drejt së ardhmes”, shtoi Cook.
Cook ka shërbyer si CEO i Apple që nga viti 2011.
Ternus, i cili ka punuar në Apple që nga viti 2001 dhe u bë nënkryetar i Inxhinierisë së Pajisjeve në vitin 2013, sipas kompanisë. Ai ka punuar në disa linja produktesh, duke përfshirë iPad, AirPods dhe Apple Watch.
“Jam thellësisht mirënjohës për këtë mundësi për ta çuar përpara misionin e Apple”, tha Ternus. Ai punoi nën drejtimin e Steve Jobs dhe e quante Cook mentorin e tij.
“Jam plot optimizëm për atë që mund të arrijmë në vitet që vijnë dhe jam shumë i lumtur të di se njerëzit më të talentuar në tokë janë këtu në Apple, të vendosur të jenë pjesë e diçkaje më të madhe se secili prej nesh”, tha ai.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...