Ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë, Julie Davis, do të japë dorëheqjen në qershor dhe do të dalë në pension nga shërbimi diplomatik, njoftoi të mërkurën Departamenti i Shtetit i ShBA-së, mes raportimeve se vendimi mund të rrjedhë nga qasja e Uashingtonit ndaj Ukrainës.
Davis ka qenë “e ngarkuara me punë” e ShBA-së në Kiev për gati një vit, pasi paraardhësja e saj, Bridget Brink, dha dorëheqjen në prill 2025 dhe kritikoi hapur administratën Trump për trajtimin e saj ndaj Ukrainës dhe pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.
Sipas raportimeve të medias, Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë sugjerimet se Davis po jepte dorëheqjen për shkak të dallimeve në politika me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, raporton Euronews.com.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...