Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin

19:10 | 29 Prill 2026
D.H

Achraf Hakimi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain në Allianz Arena.

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares së Marokut ka pësuar një dëmtim në muskujt e kofshës (hamstring) dhe, sipas raportimeve nga gazetari Fabrice Hawkins për RMC Sport, ai nuk do të ftohet fare për këtë përballje.

Dëmtimi është zbuluar pas shqetësimeve fizike të fundit dhe kontrolleve mjekësore pas ndeshjes së mbrëmshme.

Kjo mungesë përbën një goditje të rëndë për PSG-në, duke pasur parasysh rolin kyç që Hakimi ka në skemat e skuadrës, sidomos në fazën sulmuese dhe tranzicionet e shpejta.

Parisi e fitoi takimin e parë në ndeshjen e mbrëmshme me rezultat 5:4 dhe është në rrugë të mirë për finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit luhet të mërkurën e ardhshme ku edhe përcaktohet finalisti./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale