Komisioni Federal i Tregtisë së SHBA-së (FTC), ka nisur një hetim për investimet dhe partneritetet e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike me kompanitë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificialele (Al).
Google, Alphabet, Amazon, Anthropic, dhe Microsoft, do të hetohen për të kuptuar se çfarë autoriteti dhe të drejtash i kanë dhënë kompanive si OpenAl dhe nëse këto marrëveshje dëmtojnë konkurrencën.
“Studimi ynë do të hedhë dritë nëse investimet dhe partneritetet e ndjekura nga kompanitë dominuese rrezikojnë të shtrembërojnë inovacionin dhe të minojnë konkurrencën e ndershme”, tha kryetarja e FTC-së, Lina Khan.
Hetimi përfaqëson përpjekjen e parë konkrete për të shqyrtuar firmat partnere të Al dhe për të kuptuar se si përdoret partneriteti i tyre për të zgjeruar shtrirjen dhe ndikimin në industri.
Një prej marrëdhënieve më të njohura është ajo e Microsoft dhe OpenAl, por së fundmi Google, Amazon, edhe Anthropic kanë realizuar një marrëveshje miliarda dollarëshe që i bashkangjitet grupit të pakteve mes gjigantëve teknologjik.
Ndryshe, nën drejtimin e Khan, FTC ka gjobitur me sukses Amazon për shkelje të privatësisë që përfshinte kamerën në zilen e derës, dhe ka kthyer vëmendjen te kompanitë teknologjiike që kanë zgjedhur të rrisin investimet e tyre. /Telegrafi/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...