Ndonëse vëmendja e publikut është përqendruar kryesisht në vitin 2035 dhe përfundimin e shpallur të shitjeve të veturave me benzinë dhe naftë në tregjet e Bashkimit Evropian, një vit tjetër është gjithashtu i rëndësishëm.
Dhe vjen shumë shpejt. Viti 2025 tashmë mund të jetë shumë i shtrenjtë për prodhuesit e automobilave, veçanërisht në një kontekst ku shitjet e automjeteve elektrike kanë ngecur që nga fillimi i vitit.
Nga 1 janari, kjo rregullore CAFE (Corporate Average Fuel Consumption) imponon një reduktim shtesë të emetimeve të CO2 me 15 për qind në 81 g CO2/km.
Prandaj, flota e të gjitha automjeteve të reja të prodhuesve të caktuar do të duhet të jetë në nivelin e mesatares së specifikuar.
Por, shumë prodhues janë larg kësaj, sepse shitjet e makinave elektrike në portofolin e tyre (të cilat shkatërrojnë emetimet mesatare të CO2) janë në shtangnim.
Çfarë do të ndodhë nëse nuk i arrijnë qëllimet e tyre? Pasojnë dënime të larta. Nëse tejkalohet kufiri, çdo gram i tepërt tarifohet 95 euro, për çdo makinë të regjistruar gjatë vitit. Gjobat e mundshme janë në qindra milionë euro.
Sipas analistëve të UBS, shuma e mundshme e gjobave për t’u paguar nga prodhuesit e veturave mund të arrijë në 7.5 miliardë euro në vit, duke marrë parasysh tendencat e fundit të shitjeve. /Telegrafi/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...