Kompania Samsung ka prezantuar konkurrentin e tabletit iPad Pro, të quajtur Galaxy Tab S3 muajin e kaluar.
Megjithatë, edhe pse janë dhënë të gjitha detajet në lidhje me pajisjen, kompania ka refuzuar të njoftojë se cili do të jetë çmimi i tabletës dhe kur mund të vijë në treg.
Best Buy aktualisht ka në listë tabletin Galaxy Tab S3 me çmim prej 600 dollarë, ndërsa në këtë çmim hyn edhe lapsi S Pen, por jo edhe tastatura, e cila mund të blihet me çmim prej 130 dollarësh, që do të thotë se e gjithë pajisja kushton 730 dollarë, transmeton KosovaPress.
Kompania Samsung megjithatë nuk ka dashur që të konfirmojë nëse do të jetë ky çmimi edhe për vendet tjera.
Galaxy Tab S3 me këtë çmim është dukshëm më i lirë se sa konkurrenti i tij iPad Pro, i cili kushton 850 dollarë./Arbresh.info/
Vdes pas gati një viti në gjendje kome, i dyshuari në arrati
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...