Samsung Galaxy Note 10, nuk pritet të arrijë vetëm.
Së bashku me këtë telefon të zgjuar, kompania do ta sjellë edhe një orë të zgjuar më shtatë gusht, që sipas të gjitha gjasave dotë quhet Galaxy Watch Active 2.
Imazhet dhe disa detaje të kësaj ore, janë bërë të ditura nga Federal Communitacions Commission, derisa u zbuluan nga Droid Life. Sikurse në Galaxy Watch Active të parë edhe i riu do ta ketë hapësirën e njëjtë rrethore nga alumini, me një diametër deri në 40 milimetra.
Ora ka kapacitet deri në 4GB, GPS të ndërtuar brenda si dhe qëndrueshmëri ndaj ujit 5ATM, që nënkupton thellësi deri në 50 metra, me kohëzgjatje prej dhjetë minutave.
Derisa modeli aktual kushton prej 180 deri në 295 euro, të njëjtin çmim pritet ta ketë edhe Samsung Galaxy Watch Active 2, që është shumë e mirë. /Telegrafi/
Hi, Galaxy Watch Active 2. https://t.co/pSie7vQEvF
— Droid Life (@droid_life) July 27, 2019
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...