Lexus në panairin e automobilave në Nju Jork do të prezantojë premierën e edicionit sportiv të modelit të tij më luksoz nga seria LS, e cila megjithatë nuk ofron kuaj fuqi shtesë.
Lexus LS 500 F Sport është zbukuruar me maskën e re të ftohësit të motorit, ndërsa nuk janë harruar edhe disa detaje të karrocerisë së ri-dizajnuar me të cilat F Sport në mënyrë vizuele dallon nga modelet LS 500 dhe LS 500h.

Megjithatë, F Sport nuk ka motor tepër të fuqishëm, pasi që ende do ta lëviz motori benzinë 3,5 litra biturbo V6, me 420 kuaj fuqi dhe 599 Nm të momentit të rrotullimeve.

Vetura posedon ndërruesin automatik prej 10 shpejtësive, ndërsa nga 0 deri 100 km/h arrin pas 4,5 sekondash./Arbresh.info/
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...