Ja si do duket Samsung Galaxy S8 (FOTO)

21:06 | 3 Mars 2017

Kanë rrjedhur fotografitë e Samsung Galaxy S8 kur kanë mbetur më pak se një muaj që ky produkt të dalë në shitje.

Kështu të paktën pretendon Evan Blass, një “rrjedhës serik” i cili e postoi një fotografi të një telefoni të mençur për të cilin ai thotë se është Samsung S8, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Në bazë të fotografisë , telefoni ka një ekran të madh dhe të lakuar, si dhe nuk e ka butonin Home, dy tipare për të cilat ky model është përfolur.

Për shumë  përdorues të Samsung, Samsung S8 është model i cili mundet t’i ndihmojë firmës Samsung të rimëkëmbet pas fiaskos me Samsung Galaxy Note 7.

auto_3dd7932200000578-4271638-the_finished_galaxy_s8_was_shown_on_the_twitter_page_of_a_serial-a-6_14883817704881488479015

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara