Google Play lejon instalimin ose përmirësimin e njëkohshëm të deri në tre aplikacione.
Për vite me radhë, përdoruesit e Android duhej të prisnin që Google Play Store të instalonte ose të përditësonte një aplikacion ose lojë në të njëjtën kohë, por kjo i përket së shkuarës.
Në muajin prill, Google u mundësoi përdoruesve të sistemit operativ dhe dyqanit të aplikacioneve online të instalojnë dy aplikacione në të njëjtën kohë, por tani ka ardhur mundësia e instalimit ose përmirësimit deri në tre aplikacione apo lojëra.
Nëse përdoruesi ka tre përditësime në pritje dhe zgjedh opsionin “Përditëso të gjitha”, Play Store do të fillojë shkarkimin dhe instalimin e përditësimeve për deri në tre aplikacione ose lojëra në të njëjtën kohë, ndërsa statusi i të tjerëve do të shfaqet si “Në pritje”.
Funksioni i ri po shpërndahet gradualisht tek përdoruesit në mbarë botën dhe do të reduktojë kohën që duhet për të instaluar ose përmirësuar. /Telegrafi/
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...