Kur u prezantua në vitin 1969, Fiat 128 revolucionarizoi botën e automobilave.
Makina e parë e Fiat thuhet se kishte një motor në “hundë” dhe ishte shumë tërheqëse – madje edhe duke fituar titullin “Vetura Europiane e Vitit 1969”.
Kjo veturë gjithashtu përdorej edhe në vendin tonë, si dhe në vendet e ish-Jugosllavisë.
Fatkeqësisht, shumica e veturave të tilla ka kohë që kanë përfunduar në mbeturina, ndërsa ekzemplarët e rrallë të mbijetuar janë “gërryer prej kohësh nga ndryshku”.

Kjo është arsyeja pse një reklamë për shitjen e një kopjeje unike e një veture të tillë tingëllon tërheqëse.
Bëhet fjalë për një banorë të Apenineve i cili shet një Fiat 128 me vetë 17,861 km të kaluara, shkruajnë mediat e huaja.

Thuhet se pronari i parë dhe i vetëm i makinës ishte Giuseppe Pettinicchi, i lindur në 1932, i cili bleu një “128” në një sallë ekspozite të Fiat në Campobasso (në veri të Napolit) në fund të vitit 1973.

Pettinicchi ishte një punonjës i administratës komunale të Campobass, e përdori Fiat-in shumë pak dhe është akoma pronari i vetëm i regjistruar.

Pas vdekjes së tij në fillim të viteve 1980, gruaja e tij Maria parkoi veturën e tyre në një garazh të mbyllur dhe askush tjetër në familje nuk e voziti atë.

Megjithatë, në vitin 2016, e veja ia dorëzoi Fiat-in një shoku, Nicolino Oriente, i cili ia kaloi veturën M. Alonso, një specialisti vendas për vetura të vjetra të Fiat-it.

Alonso hoqi copa të vogla të ndryshkut në pjesën e pasme e cila ishte e vetmja dobësi e makinës ndërsa pjesa tjetër e trupit, pjesëve të brendshme dhe mekanike janë në gjendjen e tyre origjinale. /Telegrafi/
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur