Miliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates së bashku me familjen tash e sa ditë po shijon pushimet në brigjet e detit Adriatik.
Njeriu i dytë më i pasur në botë po kalon verën në qytetin bregdetar malazez të Tivatit, më saktësisht në qendrën detare-turistike të Porto Montenegro, shkruan e përditshmja podgoricase, Vijesti.
Ai raportohet se po qëndron në Hotel Regent dhe çdo ditë po shfrytëzon edhe fushat e tenisit në Porto Montenegro.
Ata që e kanë parë Gatesin dhe familjen thonë se janë njerëz shumë të thjeshtë dhe spontan gjersa i kanë parë edhe në Tivat dhe Boka Kotorska, ku po shijojnë ofertën turistike ndërsa në shtetin malazez kanë arritur me jahtin që kap vlerat e 1.4 milion dollarëve.
Raportohet se 63-vjeçari ishte i impresionuar veçanërisht me bukuritë e rivierës Boka Kotorskas.
Bill Gates tashmë po punon me bashkëshorten, Melindën në punë humanitare gjersa sipas revistës Forbes, ai ka pasuri prej 95.4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë pas themeluesit dhe CEO-s të Amazonit, Jeff Bezos.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...